Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët duhet të rrinë në diell gjatë vjeshtës

Edhe pse mund të mendoni ndryshe, kërkuesit shkencorë thonë se fëmijët edhe gjatë muajve të vjeshtës duhet që çdo ditë të dalin jashtë, në diell, në mënyrë që ta ruajnë nivelin e vitaminës D.

“Ekspozimi i rregullt, por i matur ndaj rrezeve të diellit, është burim i rëndësishëm i vitaminës D”, shpjegon Ulrih Fegeler nga Shoqata gjermane e pediatërve.

Mjafton që të kaloni jashtë vetëm 15 deri 20 minuta në ditë dhe, ndaj rrezeve të diellit, të ekspozoni vetëm duart dhe fytyrën – pa krem me faktor mbrojtës.

“Fëmijëve dhe të rinjve që dalin rrallë jashtë u kërcënohet rreziku i mungesës së vitaminës D, sidomos gjatë dimrit”, tërheqë vërejtjen Fegeler.

Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë dekalcifikim të eshtrave dhe çrregullim të rritjes, të shkaktuar nga rakiti.

Institucioni qendror gjerman përgjegjëse për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, Instituti “Robert Koch”, tërheq vërejtjen se mungesa e vitaminës D shkakton vështirësi me muskulaturë, zemër dhe qarkullim të gjakut, si dhe shkakton dobësimin e sistemit imunitar.

Rreth 80% e vitaminës D në organizëm krijohet nga ekspozimi i lëkurës ndaj rrezeve të diellit, derisa në një sasi më të vogël merret edhe me ushqim.

/komuniteti