Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fëmijët për planetin Tokë

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që kanë filluar të mendojnë për planetin dhe dëshironi që të keni “familje të gjelbër”, në projektin tuaj duhet ti përfshini edhe fëmijët tuaj.

Pa marrë parasysh se çfarë moshe kanë, fëmijët tuaj mund të mësojnë se çfarë do të thotë të jetosh shëndetshëm dhe në përputhje me natyrën.

Fëmijët nuk do të jenë në dijeni që po mësojnë por do të marrin një bazë shumë të mirë për jetë të shëndetshme në të ardhmen!

Ja disa këshilla:

Uji: Mësoni fëmijët që kur të përdorin ujin në lavaman, të lëshojnë vetëm me rrjedhje të hollë.

Rryma: Mësojini që të çkyçin dritën kur dalin nga dhoma dhe të mos e ndezin gjatë ditës. Drita natyrale zakonisht është e mjaftueshme.

Ekspozimi ndaj toksinave: Bleni vetëm ngjyra dylli dhe lodra të cilat nuk përmbajnë substanca toksike. Mësoni fëmijën që ti pastrojë duart rregullisht.

Mbeturinat: Recikloni gazetat, revistat dhe broshurat. Këtë obligim mund ta kryeni përmes lojës.

Ushqimi: Mësoni vogëlushin tuaj që të zgjedh pemë ose perime të freskëta për të ngrënë. Pas ushqimit mund ti tregoni që mbetjet e ushqimit nuk dmth. që gjithmonë mund ti hudhni, disa prej tyre janë të përshtatshme për komposto. Fëmijët do të mësojnë që mbetjet e ushqimit nuk janë mbeturina por diçka që mund të kthehet përsëri në tokë për të mbjellur ushqim të ri.

Transporti: Ecni sa herë që të keni mundësi. Planifikoni të dielat për të bërë pazar, dhe bëjeni këtë pa ndihmën e shpeshtë të makinës.

/komuniteti