Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Foshnjet e posalindura testojnë lidhjen e prindërve

Pagjumësia e cila i mundon prindërit e rinj pasi që të bëhen me fëmiun e parë, ndikon negativisht në lidhjen e tyre.

Zgjimet e shpeshta gjatë natës, ndikojnë në atë, se si nëna dhe babai sillen ndaj njeri-tjetrit, edhe pse për këtë nuk janë të vetëdijshëm.

Studimi i bërë mbi 22 çifte prindërish, të cilët për herë të parë janë bërë me fëmijë, ka treguar që kënaqësia me partnerin, është e lidhur direkt me sasinë e gjumit.

Profesori Salvatore Insana, neurolog nga Univerziteti West Virginia, shpjegoi se si mund të arrini në përfundim logjik, ku ndërprerja e gjumit dëmton lidhjen pas lindjes së fëmiut, prandaj është e rëndësishme që, klinikat ti ndihmojnë prindërve të rinj, që të pregatiten për sfidat, të cilat i presin javëve pas ardhjes së foshnjes në jetë.

Rezultatet e studimeve janë bërë të ditura në konferencën e San Antonios në Teksas.

/komuniteti