Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fotot më të bukura të shtatzënisë

04.01.2017 - Mund ta quajmë një grua trime, teksa ka zgjedhur të realizojë setin e fotove të shtatzënisë në mes të një stuhie të madhe.

Daow Wegner, 34 vjeç nga Wyoming, ka larguar frikën duke pozuar një set unik për fotot familjare, të bëra nga bashkëshorti i saj, gjurmues i stuhive, Nicolaus Wegner nga South Dakota.

Bashkëshorti i saj fotograf shpjegon se kishte planifikuar fotot për të kombinuar portretin e dashurisë së tij me foto të stuhive. “Gjithkush ka foto apo video të stuhive, por shumë pak mund të kenë kombinuar portretin e shtatzënisë me stuhitë”, thotë ai.

Çifti ka punuar bashkë si fotograf për të bërë portrete dhe dasma, por edhe me bukuritë natyrore që i rrethon.

Burimi: Top Channel