Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Fryma garuese tek fëmijët

09.05.2011 - Nese prinderit nuk e drejtojne femijen dhe potencialin e tij, ai mund te behet egoist dhe i gatshem per çfaredo vetem qe te arrije sukses.

Vogelushet kane te ngjare te imitojne personat perreth, gje qe eshte e mire. Megjithate, ajo çfare paraqet problem eshte fakti qe imitimi shpejt kthehet ne konkurence, prandaj femija deshiron te tregohet qe mund ta beje edhe me mire se sa shembuli – qe te arrije me shpejt ne cak, te kerceje me se miri, te kendoje me me ze, te lexoje me se shpejti…Zakonisht behet fjale per frymen garuese dhe nevojen e femijes qe te jete me i mire se sa te tjeret perreth.

Por, nese prinderit nuk e drejtojne femijen dhe potencialin e tij, ai mund te behet egoist dhe i gatshem per çfaredo vetem qe te arrije sukses. Prandaj prinderit duhet te inkurajojne femijen qe te garoje ne raste te veçanta (ne loje, ne suksesin shkollor, ne mirembajtje, ne sjellje te mira) por edhe ti bejne te qarte qe ai duhet te jete i gatshem edhe per mossukses, respektivisht qe, kur te garohet, nuk do te thote qe duhet te arrije sukses me çdo kusht./bebaime/

/komuniteti