Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjatë ushqyerjes fëmijët duhet të pijnë çaj të vakët

Lëngu gjatë drekës nuk është shprehi e shëndoshë kur bëhet fjalë për fëmijët. Nëse veç duhet diçka të pijnë, atëherë le të jetë ky një çaj i vakët.

Çaji ndihmon në tretjen e ushqimit, nuk do të hanë shumë, dhe nuk do ti bën të ndihen të fryrë. Në anën tjetër, është fjala për një lëng të ngrohtë i cili nuk shkakton shok në organizëm siç e bën këtë uji i ftohtë apo lëngu – këshillon Antje Gal nga Shoqëria Gjermane për Ushqim, në Bon.

Është e dëshirueshme që të mos pijnë lëngje para ushqyerjes, që të mos e ngopin stomakun para kohe.

/komuniteti