Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjërat e dëmshme nga plumbi për fëmijët

Lodrat e ngjyrosura me plumb nuk janë subjekti i vetëm që ka të bëjë me tërheqjen e lodrave gjatë këtij viti nga CPSC-ja.

Një numër i tërheqjeve ka përfshirë edhe stolitë për fëmijë të punuara apo të dekoruara me ngjyrosje me bazë plumbi.

Gjërat tjera që janë tërhequr këtë vit nga ngjyrosjet me bazë plumbi përfshijnë edhe syzet dizni (Disney) të vogëlushëve, pantallonat e gjëra të fëmijëve, dorëzat e kopshtit për fëmijë dhe shumë sende të tjera të fëmijëve që janë të dekoruara me ngjyrosje me bazë plumbi.

CPSC-ja bëri një vërejtje majin e vitit të kaluar rreth rrezikut nga ekspozimi ndaj plumbit nga përparëset e fëmijëve nga polivinili. Këto përparëse të lira në çmim janë shitur në mbarë botën.

Plumbi ndonjëherë përmban stabilizues apo shtesë ngjyre si zbutës polivinili apo polyvinyl chloride (PVC) që përdoret në process të prodhimeve.

CPSC-ja këshillon të largohen këto përparëse sepse foshnjet mund të gëlltitin ndonjë copëz të saj e cila përmban plumb.

/komuniteti