Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gjidhënja përmirëson inteligjencën e fëmijëve

Vetëm katër javë gjidhënje mund të përmirësojnë inteligjencën e fëmijës, kanë vërtetuar ekspertët britanikë të Univerzitetit të Oksfordit dhe Eseksit.

Gjatë hulumtimit, në të cilin morën pjesë 10.000 fëmijë të moshës 4,7,11 dhe 14 vjeç, ekspertët i krahasuan rezultatet e testeve (në të cilat u përfshinë detyra nga matematika, leximi dhe shkrimi) të fëmijëve të cilët ishin ushqyer me gji dhe atyre nga qumështi i adoptuar.

Gjatë këtij rasti u kujdesën që fëmijët të vijnë nga familjet me situatë të ngjashme materiale, profesione të prindërve, dhe mënyrën e edukimit. Ekspertët u kujdesen edhe rreth asaj nëse prindërit janë të divorcuar apo jo.

Si përfundim u vërtetua që, fëmijët të cilet ishin ushqyer me gji, ishin më të mirë në të gjitha testet.

Edhe pse deri më tani, është thënë që qumështi i nënës është i rëndësishëm sepse forcon imunitetin e fëmijës, mbron nga infeksionet e veshit, ngërçet e barkut, madje edhe astma, pak është thënë se çfarë efekti ka ai mbi inteligjencën.

Tani, ekspertët rekomandojnë qartë dhe me zë, që gjidhënja ka rëndësi tepër të madhe, në zhvillimin e trurit dhe të gjitha funksioneve të tij. Duhet patur parasysh që, nuk janë vetëm fëmijët që përfitojnë nga dobitë e gjidhënjes, por edhe nëna. Është e njohur që, gjidhënja mbron nga kanceri i gjirit, vezoreve dhe ndihmon në heqjen e kilogramëve sepse vetëm gjatë një sesioni të gjidhënjes, nëna humbet madje gjer në 500 kalori!

/komuniteti