Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gratë me diabet shpesh i nënshtrohen operimit cezarian

Gati gjysma e grave të diagnostifikuara me diabet para shtatzanisë janë të0 ekspozuara ndaj mundësisë më të madhe për të lindur me operim cezarian. Prandaj foshnjat e tyre janë dyfish më të rrezikuara nga foshnjat e nënave të cilat nuk kanë diabet.

Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar se si komplikimet gjatë shtatzanisë bëhen më të shpeshta tek gratë të cilat gjatë periudhës së fertilitetit kanë fituar diabetin e tipit 2.

“Çdo ditë e më shumë gra të reja sëmuren nga diabeti. Me faktin që gratë në ditët e sotme vendosin për shtatzaninë në vitet e vonshme të jetës, rritet edhe numri i shtatzënave me diabet. Hulumtimi jonë ka vërtetuar se si diabeti i diagnostifikuar para shtatzanisë dukshëm rrit rrezikun nga komplikimet gjatë shtatzanisë por edhe pas lindjes”, ka raportuar Dr. Lorejn Lipskomb, shkencëtare e Institutit Kanadez për Shëndetin e Femrës.

Foshnjat e lindura nga nënat diabetike kanë rrezik dukshëm më të madh nga komplikimet serioze, të cilat mund të parandalohen me kontrollim të glukozës dhe shtypjes së gjakut gjatë kohës së pjellshmërisë dhe gjatë shtatzanisë.

Ekspertët pohojnë se si popullatës së grave iu duhen kontrolla thelbësore para shtatzanisë dhe këshillim gjatë shtatzanisë.

/komuniteti