Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Gruaja shtatzënë bllokohet nga bora, lind në makinën e policisë

17.01.2017 - Një grua shtatzënë nga Anglia ka lindur fëmijën e saj në sediljen e makinës së policisë pasi ishte bllokuar në trafik për shkak të stuhive të borës.

Gjatë ditës së premte Emily McBride, 20 vjeçe, bashkë me bashkëshortin e saj Tom Carson, 23 vjeç kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, sepse automjeti i tij kishte mbetur afro katër kilometra larg spitalit.

Për fat të mirë, çifti kanë mundur të tërheqin vëmendjen e një patrulle policie e cila i ka marrë me vete për t’i dërguar në qendrën spitalore, por që nuk kanë mundur të arrijnë në kohë, pasi nëna e re nuk ka pritur deri në spital por lindi në makinë.

“Nuk doja të lindja aty vajzën time Darcyn, sepse kisha dëshirë të hyja brenda. Por, me ndihmën e katër mamive që më erdhën në ndihmë, e kreva procesin si duhet”, ka thënë Emily McBride lidhur me rastin.

Fatmirësisht fëmija gëzon shëndet të plotë, megjithëse lindja është kryer në parkingun e spitalit, vetëm pak metra larg nga hyrja kryesore.

“Nëna dhe fëmija janë në gjendje të mrekullueshme dhe po qëndrojnë në spital, ndërsa babai ka shkuar në shtëpi. Policët ia dolën të kryejnë punën si duhet, ata bënë një punë të madhe dhe stafi i spitalit do të donte t’i falënderonte shumë për ndihmën e tyre”, tha Sharon Wallis, kreu i infermierëve në spitalin universitar Royal Stoke.

Burimi: noa.al

/komuniteti