Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Impotenca në moshat e reja

08.03.2012 - Në dhjetë meshkuj, të paktën njëri vuan nga impotenca seksuale. Ndërsa ekziston një raport i qartë midis rasteve të impotencës dhe moshës, fenomeni është në rritje të vazhdueshme edhe midis moshave të reja, si 18-25 vjeç.

Për të diskutuar për impotencën mashkullore dhe rastet në rritje midis të rinjve, në emisionin e “Pasdites” ishte i pranishëm mjeku androlog, Evin Dani dhe psikologia Fleura Shkëmbi.

“Statistikat që ju thatë janë realizuar në përendën. Është një statistikë e besueshme dhe e qartë, sepse statistika nuk i nxjerrim ne si mjek në Shqipëri. Këtu jemi një vend i vogël dhe pa studime statistikore, por kjo është një statistikë institutesh, klinikash e universitetesh të specializuara me probleme të kontekstit seksual. Pa dyshim, faktori moshë është shumë i rëndësishëm në rastet e impotencës”, shpjegoi mjeku androlog.

“Ne kemi bërë statistikat tona nga klinika ime. Pa dyshim, nuk kemi patur si qëllim kryesor hartimin e statistikave, por nga personat që janë trajtuar, vërtetohet se grupmosha 18-25 vjeç ka patur një rritje prej 30% të rasteve nga 8% që ishte rritur një vit më parë. Kjo vjen edhe si rrjedhojë e ndërgjegjësimit të ardhur nga mediat dhe shoqëria, pasi gjithmonë e më pak persona e mbajnë për vete këtë problem. Sidoqoftë, është e pamohueshme që ka një rritje të numrit të rasteve të impotencës tek të rinjtë”.

Duke u ndalur tek arsyet, mjeku Dani shpjegoi: “Mua si mjek më shqetëson fakti që të gjithë ata që janë pyetur, ose më saktë 97% e grupmoshës e re, nuk merren me sport dhe bëjnë një jetë sedentare. Kjo ndikon, pas obeziteti është një ndër arsyet kryesore, së bashku me mënyrën e jetesës. 89% e atyre që vuajnë nga këto probleme në moshë të re janë edhe konsumues të duhanit apo alkoolit, ndërsa drogat gjithashtu ndikojnë. Këto nuk i konstatojmë ne, por ata që bëjnë studimet”.

Një prej mënyrave që shumë meshkuj kanë zgjidhur për të kërkuar ndihmë është ajo e drejtimit të letrave anonime, tek mjekët apo tek disa gazeta të ndryshme. “Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe më e pafrytshme”, argumentoi psikologia Shkëmbi. “Hapi i parë duhet të jetë gjithmonë doktori dhe nëse vijnë fillimisht tek psikologu, i kërkojmë që të shkojnë fillimisht tek andrologu, sepse nuk mund të trajtojmë pa e ditur nëse rasti i impotencës ndikohet nga probleme fiziologjike apo vetëm psikologjike. Duhani, hashashi, droga të tjera apo kumari sjellin ankth, që bën që mendimi të shkëputet nga aktiviteti seksual edhe atëherë kur jemi përpara një situate seksuale.. Dua të jap një rast, i një pacienti që erdhi një ditë dhe që vuante nga ejukulacioni parakohshëm. Me sport, ran ë peshë dhe pas një viti trajtim, sot është shumë i kënaqur me jetën e tij seksuale. Bëhet fjalë për një pacient i moshës 40-vjeçare”.

Stresi është edhe ai një faktor që ndikon në impotencë, siç shpjegoi psikologia, por një zgjidhje gjithmonë e më e përhapur është marrja e substancave si Viagra. Andrologu Dani ngre shqetësimet e tije dhe në këtë pikë. “Viagra ka 14 vjet që është liçensuar dhe ka realizuar një revolucion në zgjidhjen e problemeve të impotencës seksuale. Por, si çdo preparat edhe ai ka probleme dhe nuk duhet të përdoret në mënyrë të papërgjegjshme. Është shumë e gabuar ajo që ndodh me disa mosha të reja që e përdorin vetëm për të rritur performancës seksuale”.

Duke shpjeguar efektin e viagrës dhe mjekimeve të tjera të ngashme, Dani shtoi: “Viagra duhet përdorur me recetë, me këshillë dhe atje ku duhet, si çdo ilaç tjetër. Janë të shumtë ata që thonë se janë në gjendje të kryejnë shumë mirë një performancë seksuale, por duan të realizojnë 3-4. Kjo është një dëshirë, por bëhet fjalë për një dhunti që e kanë pak veta dhe ata që se kanë, nuk duhet të ndihen keq se kryejnë vetëm një performancë. Sidoqoftë, tek impotenca ka edhe një faktor psikologjik, i kalueshëm me preparate bimore apo preparate të tjera kundër ankthit”.

“Askush nuk është i imunizuar nga impotenca”, shpjegoi psikologia. “Kujto mund t’i ndodhë dhe në një rast të tillë, është mirë që partneri të qëndrojë pranë, duke e ndihmuar që ta kalojnë së bashku dhe jo duke e stresuar më shumë. Seksi dhe marrëdhënia është një komunikim i përgjitthshëm, jo vetëm trupor, por emocional, shpirtëror dhe kjo do të japë një performancë më të mirë. Ankthi i performancës është një fenomen i njohur bllokues. Pasi hiqet ankthi, gjithçka është zgjidhur shumë mirë. Ankthi është bërë sot një çështje sociale, shumë e kanë, niveli është rritur dhe kjo do të ndikojë edhe tek pjesa e seksualitetit. Të gjithëve mund t’u ndodhë në një periudhë të caktuar të jetës, por nuk është fundi i botës dhe gjithçka mund të zgjidhet me pak ndihmë”./tch/

LizaBeta (12 vite më parë)
Çka me ka quditur, se edhe syneti ndikone ne impotence, bile burrat e bere synet qe nga mosha 45 vjece mund te fillojne te behen impotent, kete e kam lexuar ne wikipedia!

/komuniteti