Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Impotenca, sëmundja e meshkujve të suksesshëm

Impotenca prek më shumë meshkujt e suksesshëm, ishte rezultati i një studimi të disa kërkuesve rus, publikuar gjatë darkës në të përditshmen “Pravda”.

Instituti i Shëndetit Seksual në Moskë arriti të gjendte një lidhje direkte midis stresit dhe disa sëmundjeve, të cilat janë më të shpeshta në meshkujt që bëjnë një jetë aktive dhe kanë një karrierë të suksesshme.

”Midis personave me impotencë të marrë në vëzhgim, shumica vuanin nga nivele të larta të stresit”, deklaroi mjeku Vyacheslav Filashihin, pjestar i grupit kërkimor. “Studime të mëparshme kanë treguar se personat më të stresuar janë ata që kanë një status të lartë shoqëror dhe kërkesë të vazhdueshme nga punëdhënësit e tyre”.

Një tjetër prej arsyeve të njohura gjerësisht se shkaktojnë paaftësi seksuale midis meshkujve është hipertensioni, i cili gjithashtu është më i shpeshtë në individët me një jetë aktive dhe qytetare.

”Mënyra se si ushqehemi ka një impakt të madh në sëmundjet kardiovaskulare, siç është hipertensioni. Dietat e pasura me kolesterol ndikojnë në shkaktimin e kësaj sëmundje. Meshkujt me një jetë aktive, kanë më pak kohë për t’u ushqyer dhe preferojnë ushqime të shpejta, të pasura me kolesterol”, shtoi Filashihin.

Mjeku mbylli deklaratën e tij duke saktësuar se llojet e impotencës janë të ndryshme, ndaj meshkujt që kanë probleme nuk duhet të vetkurohen me produkte si viagra, pasi identifikimi i problemeve prej mjekëve dhe trajtimi i tyre me medikamente të posaçme mund të çojë në një zgjidhje të afatgjatë të problemeve.

/komuniteti