Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Interes i lartë për filmat për fëmijë

11.08.2011 - Filmat për fëmijë janë zhanër shumë i pëlqyer për shqiptarët në sallat e kinemave.

Referuar statistikave, rreth 40% e prodhimeve kinematografike u drejtohen kësaj grupmoshe. Filma klasikë apo të rinj përshtatur tendencave të kohës në 3D.

Prindërit janë shumë të interesuar që fëmijët e tyre të përjetojnë eksperiencën që edhe ata mund të kenë përjetuar më përpara. Në fund të gushtit dhe në shtator-tetor do të vijnë 3 kryevepra të ‘Disney’ si ‘Winnie the Pooh’, ‘Mbreti luan’ dhe ‘E bukura dhe bisha’.

Ndërsa më 20 tetor do të ketë një surprizë për fëmijët, sepse do të shfaqet në formatin 3D ‘Aventura magjike e Uinksave’. Sipas pyetësorëve që janë bërë, ky film po pritet me padurim dhe për më tepër duke filluar nga shtatori ne do të ketë një ofertë shumë të mirë për fëmijët.

Deri para viteve ‘90 shoqëria jonë ishte shumë e prirur dhe e shikonte frekuentimin e kinemave si një nga aktivitetet bazë./top-channel/

/komuniteti