Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Ja pse duhet të lindni fëmijë gjatë moshës 20 vjeç

12.01.2016 - Bazuar një studimi të fundit të bërë në “Kembrixh”, një nga debatet më të diskutuara ishte nëse njerëzit duhet të lindnin fëmijë rreth moshës 20 vjeç.

Në bazë të këtij studimi thuhej se materiali gjenetik i mashkullit mund të vazhdojë deri në fund të jetës së tij, përveç rasteve të sëmundjeve apo ndonjë aksidenti. Por ajo që u theksua ishte se meshkujt që kishin kaluar të 40­-at ishin rreth 50% më pak pjellorë se meshkujt e moshave 20­-28 vjeç.

Përsa iu përket femrave, thuhej se me kalimin e moshës 35 vjeç, femra kisht një numër të kufizuar vezoresh dhe mundësia për të krijuar vezë të reja ishte shumë herë më e vogël se e femrave rreth të 20-­ave. Ky studim tregon sipas ekspertëve se çiftet duhet të planifikonin të kishin fëmijë rreth moshës 20 vjeç, kjo për faktin se aftësitë riprodhuese të tyre në këtë moshë janë më të mira.

Burimi: f.g/noa.al

/komuniteti