Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Jeni shtatzënë? Ja vitamina që duhet të merrni që fëmija juaj të lindë pa defekte

14.11.2016 - Vitamina D është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ndihmon në zhvillimin e fëmijës gjatë kohës që ai është në mitër, në formimin e kockave dhe trurit.

Ekspertët e Universitetit të Southemptonit dhe Oksfordit vunë re se nivelet e vitaminave uleshin ndjeshëm te nënat që lindnin në dimër, kjo në krahasim me nivelet e vitaminave te nënat që prisnin të lindnin në verë.

Ata gjithashtu zbuluan se e njëjta gjë ndodhte edhe me nënat të cilat shtonin peshë gjatë shtatzënisë.

Në studim morën pjesë 829 gra, të cilat u ndoqën që nga java e 14 e shtatzënisë deri në ditën e lindjes. Gjysma e grave morën një sasi prej 25 mg vitaminë D në ditë, dhe gjysma tjetër mori një pilulë të zakonshme.

Në fillim të studimit, 60 % e grave kishin nivele të ulëta të vitaminës D në gjak. Në javën e 34 të shtatzënisë, tek pjesa më e madhe e grave ishin rritur nivelet e vitaminës D në gjak në mënyrë të konsiderueshme.

Ndërsa 18% e tyre kishin ende nivele të ulëta të vitaminës D në gjak, pavarësisht faktit që ato kishin marrë suplemente më shumë se doza e rekomanduar nga NHS.

Kjo ishte më e theksuar te gratë të cilat prisnin të bëheshin nëna në dimër dhe tek ato të cilat kishin fituar peshë të konsiderueshme gjatë shtatzënisë.

Burimi: telegrafi

/komuniteti