Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Jo kileve të tepërta në shtatzëni

16.01.2012 - Eshte me mire qe nje grua shtatzane te jete e dobet sesa obeze, te githa studimet ne kete fushe konfirmojne se obeziteti demton nenen po qa sa femijen dhe rrit rrezikun e hipertensionit dhe diabetit ne shtatzani, faktore te njohur per favorizimin e lindjeve te parakohshme dhe shfaqjen e komplikimeve te porsalindurve.

 

Nje grua obeze eshte e ekspozuar ndaj rrezikut me te madh te pasurit nje femije me nje peshe te larte ne lindje dhe lindjes cezariane. Nje studim suedez, percakton rendesine e ketij parametri.

Studiuesit kane analizuar efektin e peshes dhe rezultatin e shtatzanise ne nje kampion prej 17.000 gra, nga sondazhi u tregua se, obeziteti rrit rrezikun e lindjes se nje femije te vdekur, ndersa pesha normale lidhet me nje renie te vdekshmerise te porsalindureve.

Per femrat ne shtatzanine e pare mbipesha, edhe pse modeste, eshte e lidhur me nje rrezik me te larte qe femija lind i vdekur, ndersa ata qe kishin nje ose me shume femije vetem nje obezitet i rendesishem duket te kete nje efekt negativ. Grate obeze para shtatzanise kane me shume rreziqe te kene nje femije te parakohshem, ndersa nga ana tjeter eshte me e zakonshme per grate me peshe te dobet te kene nje femije nenpeshe ne krahasim me grate obeze.

Llogjikisht vetem duhet te rekomandojme grate ne mbipeshe te larte te perpiqen per te humbur peshe para se te mbeten shtatzane.

Nga ana tjeter nuk eshte e rralle qe nje obezitet i zakonte te fitohet gjate shtatzanise; prandaj duhet te jeni te kujdesshem te mos i kaloni nga 9 deri ne 12 kilograme me shume sesa lejohet.

 

Kushtoni vemendje mungeses se ushqimit

 

Nje konstrukt i dobet e lidhur me morfologjine e gruas dhe me moskufizimin e ushqimit, duket se shkakton nje rrezik te madh per shtatzanine. Ne rast te kequshqyerjes situata eshte shume ndryshe, grate e reja anoreksiske vuajne pergjithesisht nga amenorrea, qe redukton rrezikun e shtatzanise.

Megjithate mund te ndodhe qe nje grua shtatzane kryen sjellje bulimike ose anoreksike gjate shtatzanise. Kufizimet ushqimore ose te vjellat e vete-provokuara mund t'ju shkaktojne ne keto raste mungese hekuri dhe vitaminave si dhe vonese ne rritjen e femijes, me pasoja te renda per te ardhmen. Nga monitorimet e ndryshme rezulton se, foshnjat me nje peshe lindje me poshte se normalja jane ne rrezik me te larte ndaj obezitetit dhe semundjeve kardiovaskulare ne moshe te rritur./infoalbania/

/komuniteti