Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kanceri i gjirit më vdekjeprurës në vendet në zhvillim

Një studim i kryer nga shkencëtarë të universitetit të Harvardit, flet mbi një rritje të pazakontë në numrin e grave me kancer të gjirit në vendet në zhvillim. Kjo i ka shtyrë ekspertët

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit zhvillojnë gara sportive e fushata për grumbullimin e fondeve për kërkime shkencore në fushën e kancerit të gjirit. Në fushata të tilla marrin pjesë personalitete të njohura, përfshi. edhe gra me kancer në gji, të cilat guxojnë të flasin hapur rreth sëmundjes së tyre, si veproi Betty Ford më 1972 dhe Nancy Reagan 10 vjet më vonë.

Profesoresha e Harvardit, Felicia Knaul thotë se deri kohët e fundit, ekzistonte mendimi i gabuar se kanceri i gjirit prekte vetëm gratë e pasura dhe ato në vendet e zhvilluara. Por të dhënat flasin se më shumë se 50% e 450 mijë grave që vdiqën nga kanceri i gjirit vitin e kaluar ishin nga vendet në zhvillim. Kjo shifër tregon se nëse një grua në një nga vendet në zhvillim preket nga kanceri në gji, ajo ka më shumë gjasa të vdesin nga kjo sëmundje sesa një grua tjetër me kancer në gji në një vend të zhvilluar.

Profesoresha Knaul kryeson një program në Universitetin e Harvardit i cili synon të gjejë një mënyrë për të siguruar kujdes mjekësor për personat e prekur nga kanceri, përfshirë edhe gratë me kancer në gji, që jetojnë në vendet në zhvillim.

Edhe Dr Elmer Huerta në qendrën spitalore në Washington thotë se kjo pjesë e problemit me kancerin e gjirit është sëmundje në vetvete.

Dr Huerta ka shumë paciente që kanë emigruar nga vendet në zhvillim dhe thotë se e njeh pak-a-shumë realitetin dhe kulturën e botës nga ato vijnë. Sipas tij, shumë qendra mjekësore në Amerikën Qendrore dhe Jugore nuk kanë aparate mamografie, ndërsa mes popullatës në përgjithësi ekziston një mungesë e përgjithshme e njohurive në lidhje me sëmundjen.

Ekonomia është pengesa më e madhe për kujdes mjekësor për pacientët me kancer në vendet në zhvillim. Ekspertët thonë se një nga arsyet është se në shumë nga këto vende ekziston kultura e pagesës me para në dorë. Pra nëse një pacient/paciente ka nevojë për të kryer një biopsi, mamografi a radiografi, ai/ajo duhet të shkojnë në klinikë me para në dorë, gati për të paguar. E njëjta gjë ndodh edhe për kryerjen e shumë analizave të tjera, dhe kush nuk është në gjendje të paguajë aty-për-aty, nuk i bën analizat atë ditë, duke vonuar kështu procesin e diagnostikimit të kancerit në fazë të hershme. Në rastin e kancerit të gjirit, kjo vonesë mund të ketë pasoja vdekjeprurëse.

Pengesat për mos-diagnostikim janë të ndryshme nga vendi në vend. Për shembull, në disa vende në zhvillim, sëmundja e kancerit shihet me besëtytni; askush nuk duhet të flasë rreth saj, sepse mund të shfaqet. Ekspertë nga universiteti i Harvardit janë duke punuar tani me zyrtarë dhe ekspertë të shëndetësisë në shumë pjesë të botës për të identifikuar dhe eliminuar këto pengesa në mënyrë që gratë në këto vende të skanohen dhe të diagnostikohen në fazat e hershme kur kanceri i gjirit mund të trajtohen me sukses.

http://www.voanews.com

/komuniteti