Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kongresi i obstetrikës dhe gjinekologjisë

18.05.2012 - Kongresi i I -rë kosovar i Obstetrikës dhe Gjinekologjisë është eveniment profesionalo - shkencor dy ditor mbi shëndetin e gruas dhe fëmijës, që mbahet më 18-19 maj 2012 në Pejë.

Kongresi organizohet në partneritet të Shoqatës së Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGJK) dhe Shoqatës Shqiptare të Obstetrike Gjinekologjisë (SHSHOGJ ), nën patronatin e Kryetarit të Kuvendit Komunal në Pejë, Ali Berisha, dhe ndihmuar nga Ministria e Shëndetësisë, UNFPA, UNICEF, OBSH, AIHA, kompanitë farmaceutike dhe për pajime mjekësore. Sponsor i artë i këtij aktiviteti është kompania farmaceutike ALTUPHARMA.

Fusha e Perinatologjisë, Shëndeti reproduktiv, Neonatologjia, standardet dhe strukturat e kujdesit shëndetësor në lidhje me kancerin në Gjinekologji do të jenë tema te kongresit. Mjekët specialist, specializantët, mamitë dhe infermierët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi do të marrin pjesë dhe do të fitojnë pikë sipas kritereve të Bordit për Zhvillim të Vazhdueshëm Profesional, i cili ka akredituar.

Si edhe viteve të mëparshme konferenca synon të prezantojë, shqyrtojë dhe vlerësojë gjithë aktivitetet e kryera dhe efektet e tyre në përpjekjet për përmirësim të mëtejmë të shëndetit të nënës dhe fëmijës, në përputhje me synimin e parë të Ministrisë së Shëndetësisë „Fillimi i shëndetshëm i jetës” dhe si kontribut i drejtpërdrejtë në përmbushjen e Objektivave Zhvillimore të Mileniumit të Ri nga institucionet dhe shoqëria kosovare.“Do të jetë edhe ky evinement në vazhdën e aktiviteteve të ndërmarra për sensibilizimin e opinionit të gjerë dhe institucioneve vendimmarrëse dhe nxitjen e tyre për të ndërmarr veprime të nevojshme dhe domosdoshme për të përmirësuar jetën e çdo nëne dhe çdo fëmije”.

Në konferencë do të prezantohet gjendja perinatale në Kosovë për vitet 2000-2011 (numri i lindjeve, shkalla e vdekshmërisë perinatale – të lindurit e vdekur dhe vdekjet e foshnjeve brenda 6 ditëve të para të jetës), vdekshmërin maternale nga të gjitha maternitetet e Kosovës. Kongresi do të jetë mundësi për shkëmbimin e përvojave, marrjen e njohurive dhe informatave të fundit nga fusha e shëndetit riprodhues, përfshi këtu të gjitha temat dhe dhe problematikën e kujdesit antenatal, ndihma dhe kujdesi gjatë lindjes, kujdesi në periudhën e hershme neonatale, probleme nga gjinekologjia me onkologji, dhe shume tema tjera.

Në përmbyllje të punimeve në ditën e parë të kongresit, me 18 maj në ora 18 pritet që të organizohet konferencë për shtyp nga ana e organizatorëve duke përcjellë tek publiku kosovar konkluzionet dhe rekomandimet e profesionistëve për situatën perinatale në Kosovë./telegrafi/ 

/komuniteti