Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Konsumimi hekurit në shtatzëni

Sa më shumë hekur që konsumoni gjatë shtatzënisë, aq më e madhe do të jetë pesha e foshnjes në lindje.

Sasia e rritur e hekurit gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, është e lidhur me peshën më të madhe të foshnjes, kanë theksuar shkencëtarët anglez të Univerzitetit të Lidsit.

Studiuesit theksojnë se rritja e vërejtur në peshën e lindjes do të vazhdojë të jetë brenda kuadrit të rekomanduar për shëndetin e foshnjave.

Në studimin e ri janë gjetur fakte për trend të kundërt – që konsumimi shumë i vogël i hekurit në tremujorin e parë të shtatzënisë, mund të lidhet me peshën e vogël trupore të foshnjes në lindje.

Sipas udhëzimeve ekzistuese në SHBA, gratë shtatzëna duhet të konsumojnë 27 miligram hekur në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, të paktën 15 miligram në ditë, citohet të kenë thënë mediat.

Të dhënat e reja, të mbledhura nga 1.260 paciente, tregojnë se çdo rritje në konsum të përditshëm për 10 miligram hekur, mund të jetë i lidhur me rritjen e peshës së foshnjes në lindje, deri në rreth 34 gram.

/komuniteti