Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kozmetika e rrezikshme e fëmijëve

Sipas laboratorit të Kalifornisë ‘Analytical Sciences’ ­”Fushata për kozmetikë të sigurt”, shumica e prodhimeve kozmetike të fëmijëve përmbajnë substanca kancerogjene.

Nga 48 prodhime të testuara, në 32 janë gjetur përbërës potencialë të dëmshëm-formaldehide dhe 1,4 dioksanë. Përveç shamponëve, në këtë studim janë përfshirë prodhime të ndryshme, si losioni, sapunët e ngurtë dhe të lëngësht, facoletat e lagështa, pastat për dhëmbë, prodhimet për mbrojtje nga dielli...

Këto materie për të cila; mendohet se janë potencialisht kancerogjene, nuk janë të shtuara qëllimisht në këto produkte, veçse, si duket, krijohen si pasojë e proceseve prodhuese.

Nga fabrika Johnson&Johnson theksojnë se agjencia amerikane FDA (Food and Drug Administration) dhe organizatat e tjera qeveritare në tërë botën, këto sasi të vogla të kimikateve të përmendura, i konsiderojnë se janë të sigurta. Porse, nga "Fushata për kozmetikë të sigurt" theksojnë se organizatat qeveritare nuk kanë marrë parasysh ndikimin kumulativ të prodhimeve të ndryshme kozmetike.

 

telegrafi

/komuniteti