Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kujdes me tamponët që kanë fuqi të madhe thithëse

08.03.2012 - Që kur ka filluar prodhimi i tyre, problemet praktike të femrave gjatë mujoreve është zgjidhur, megjithatë tamponët vërtet mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin.

Mjekët në Britani të Madhe kanë konstatuar se sindroma e shokut toksik më së shpeshti diagnostikohet te femrat e reja të cilat gjatë gjakrrjedhjes menstruale kanë përdorur tamponë me forcë të madhe thithëse.

Është konstatuar se e nxisin helmet të cilat i krijon ky bakter. Ai është i pranishëm në organizëm në rrethana normale dhe nuk shkakton probleme, thonë ekspertët. Për shkak të nxehtësisë, lagështisë dhe mungesës së oksigjenit në vagjinë, mikroorganizmat shpejt dhe lehtë shumëzohen në tamponë.

Është shumë me rëndësi që me kohë të hetohen simptomat e shokut toksik: dhembja e kokës, dhembja e fytit dhe e muskujve, temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja, ligështia, sukrepi në formë të djegies nga dielli, ulja e presionit të gjakut, dezorientimi, dështimi i veshkave./femina.al/

/komuniteti