Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kukullat e reja të popullarizuara – përbindësha, vuajtje për prindërit

Momentalisht ne treg gjenden kukullat e popullarizuara “Monster high”, te inspiruara nga “Muzgu saga”, per te cilen prinderit kane shume verejtje.

Dikur ishin Barbi-te shume te popullarizuara, dhe shume vajza deshironin qe te behen balerina.

Kukullat perbindesha i prodhoi firma “Matel”, po e njejta e cila prodhoi Barbin. Bjondinen e popullarizuar tani e zevendeson Drakulara (vajza e grofit Drakula), Frenki Shtajn (vajza e Frankeshtajnit), Kleo nga Nili (vajza e mumjes), Klodin Vulf (vajza e njeriut ujk)…

Secila nga keto kukulla nga ky koleksion, i ofron vajzave keshilla “arsimore”, kur eshte fjala per stilin, trendin, shkollen, shoqerine…

“Depilimi i kembeve eshte pune qe kerkon orar te plote, prandaj ky eshte nje cmim i vogel per tu bere jashtezakonisht e mrekullueshme”, thote adoleshentja e njeriut ujk, aktivitetet e se ciles jane shopingu dhe flertimi me djemte.

Pershkrime te ngjashme kane edhe te tjerat, keshtu qe “Matel” tanime eshte stermbushur me ankesa te prinderve, ndersa eshte gjendur edhe ne shenjester te mediave.

“Kukullat Monster High manifestojne ndryshimin dhe jopersosmerine, si dhe pranimin e jopersosshmerise nga njerezit tjere. Klodin Vulf eshte vajza e njeriut ujk, e cila depilohet para se te shkoje ne shkolle. Secila vajze eshte e njohur me ndjenjen e pakendshme per shkak te qimeve te padeshiruara ne vende te padeshiruara”, tha president i kesaj kompanie.

/komuniteti