Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Kur gjiri nuk ia del dot…

• Dhënia e vitaminës B6 është e domosdoshme për të gjithë fëmijët, të cilët ushqehen vetëm me gji. Sasia e vitaminës B6 varet nga mënyra e ushqyerjes së nënës.

Por kjo vitaminë, edhe pse shtohet në dietë, nuk arrin të japë veprimin e dëshiruar. Ndërkaq është shumë e dobishme dhënia e kësaj vitamine në tremujorin e 2-të të jetës, kohë kjo në të cilën qumështi i nënës jep shumë më pak vitamina.

• Vitamina B12 përmbahet me shumicë në ushqimet me origjinë shtazore. Një grua e cila respekton një dietë të ekuilibruar e ka në sasi të mjaftueshme këtë vit. dhe ia kalon fëmijës së vet me anë të gjirit. Shtimi i vitaminës B12 bëhet i nevojshëm atëherë kur gruaja është vegjetariane (ha vetëm ushqime bimore).

• Vitamina K luan rol thelbësor në prodhimin e disa faktorëve shumë të rëndësishëm të mpiksjes së gjakut. Njëkohësisht është zbuluar këto kohët e fundit dhe ndikimi që ka kjo vitaminë në mineralizimin e kockës. Vitaminës K gjendet me shumicë vetëm në perimet me gjethe jeshile dhe në mëlçinë e kafshëve. Në qumështin e lopës dhe gjithashtu në qumështin e gjirit, sasia e kësaj vitamine është shumë e pakët.

/komuniteti