Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lind 'në qiell', aviokompania i jep bebes dhuratë fantastike

18.08.2016 - Lindi mes reve, në bordin e fluturimit të kompanisë ajrore filipinase ‘Cebu Pacific Air’, i nisur nga Dubai me destinacion Manilan.

Vogëlushja Haven erdhi në jetë 5 javë më herët se ç’e kishin parashikuar mjekët.

“Ndodh vetëm në filma, ishim dëshmitarë të një mrekullie. Një grua në bordin e avionit tonë solli në jetë një vajzë”. Kështu, përmes një postimi në Facebook, një pasagjere tregoi se ç’kishte ngjarë duke publikuar edhe një foto të nënës me të sapolindurën.

“U kthye të ulej në vendin e vet me vajzën në krahë”, – ka shpjeguar gruaja.

Avioni bëri një ulje emergjence në Hyderabad, Indi për trajtimin e nevojshëm mjekësor të nënës dhe fëmijës, transmeton Shqip. 

E sapolindura ka marrë si dhuratë nga linja ajrore një milion milje fluturim: “Një mrekulli në 10 mijë metra lartësi. Ishim të bekuar që të patëm në avionin tonë. Do të jesh gjithmonë pasagjerja jonë e preferuar”.

Burimi: gazetaexpress

/komuniteti