Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lindja e një fëmije, një eksperiencë e re

Është e domosdoshme që çdo nëne, e veçanërisht në lindjen e parë, ti sigurohet ndihma dhe kujdesi maksimal nga anëtarët më të afërt të familjes, në mënyrë që ajo të mund të pushojë e të flejë aq sa duhet, të mos jetë e ngarkuar fizikisht e psiqikisht, pra të mos përjetojë periudha melankolie, depresioni apo destabiliteti psikik. Në këtë periudhë, për shkak të turbullimeve hormonale dhe procesit të lindjes, nëna është shumë e ndjeshme dhe shpesh nuk është e sigurt në aftësitë dhe në mundësitë e saj.

Të jesh prind nuk është profesion, por një aftësi që fitohet gjatë jetës, një përvojë që pasurohet me çdo fëmijë të ri. Por, mos kërkoni receta, formula apo zgjidhje magjike. Dëgjojeni instinktin tuaj dhe këshillat e profesionistëve të shëndetësisë.

Impenjohuni aktivisht dhe jepni gjithçka nga vetja!

Për të arritur këtë, është me rëndësi që gjatë shtatzënisë ju dhe partneri juaj të jeni të informuar mbi gjithçka që ju pret pas lindjes së fëmijës, mbi nevojat e tij për ushqim, kujdesin për mirërritje dhe zhvillim normal fizik e psikik. Në këtë mënyrë do të mund të përballoni të gjitha problemet e juve si nënë do t'ju ofrohet mundësia për të qenë e lumtur dhe e kënaqur në ditët dhe muajt e parë pas lindjes.

Si shtatzënë, lehonë dhe nëne që jep gji, është e domosdoshme të njiheni me këto që vijojnë:

• Duhet ti kushtoheni bebes me vullnet të plotë.

• Duhet tu përmbaheni rregullave higjienike dhe të të ushqyerit. Kjo nënkupton që gruaja në shtatzëni "ushqehet për dy vetë" por "nuk ushqehet si dy vetë". Është shumë me rëndësi që ushqimi të jetë i pasur me vitamina, minerale, yndyrna dhe sheqerna. Vlera e ushqimit qëndron tek cilësia, jo tek sasia.

• Evitoni marrjen e tepërt të ushqimeve të yndyrshme e të ëmbla.

• Ndër mineralet, është shumë e rëndësishme marrja e kalciumit (qumështit, kosit, produktet e qumështit).

• Shoqërohuni, këmbeni përvojë me të tjerët, mos u largoni nga aktivitetet që i doni, aktivitete, të cilat nuk e pengojnë shtatzëninë.

• Kujdesuni për pamjen tuaj dhe kontrolloni peshën gjatë shtatzënësisë.

• Jepini gji bebes suaj.

/komuniteti