Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lodrat me aromë mund të jenë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një urdhër ku ndalon përdorimin e 55 aromave sintetike e ndërsa në kopshtet e shumta në Vienë fëmijët më nuk luajnë me lodra me aromë sepse mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek ata.

Aromat sintetike i bëjnë fëmijët të ndjeshëm në alergji.

Edhe nëse ka të bëjë me aromë vanile, dredhëze apo çokolate, rrallë kush mund ti rezistojë ndonjërës nga këto aroma. Por, vetëm nëse është fjala për aroma ëmbëlsire apo biskote. Nëse, ndonjë nga këto aroma vjen nga ndonjë lodër, mund të jetë shumë e rrezikshme.

Shumica e aromave sintetike i bëjnë fëmijët të ndjeshëm në ndezjen e veshit. Ato mund të shkaktojnë alergji apo në rastin më të keq mund të shkaktojnë depresion tek fëmijët – thonë ekspertët të cilët janë marrë me studimin mbi ndikimin e tyre tek fëmijët. Këto aroma, më së shumti paraqesin rrezik nga gëlltitja e ndonjë pjese të tyre.

Megjithatë, në industrinë e lodrave të fëmijëve egzistojnë më shumë se 2.500 aroma të ndryshme. Këshilla e vetme për prindërit është që të kenë kujdes në zgjedhjen e lodrave sepse mbi 2.000 kemikalje mund të përdoren në prodhimin e një lodre për fëmijë.

/komuniteti