Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Lojërat me moshatarët e zhvillojnë kreativitetin

20.06.2011 - Loja ka rendesi te veçante ne rritjen e femijeve, sepse ashtu fitojne njohuri per boten, siguri fizike dhe psiqike, dhe e zhvillojne kreativitetin.

Dhe perderisa per femijet parashkollore gjithmone duhet te jete ne prani nje person i rritur perderisa luajne ne menyre qe ti organizoje, stimuloje dhe ti ndihmoje ne eksplorimin e botes, femijeve me te rritur se tete vjeç me shume u pelqen te luajne pa pranine e te rriturve.

Me se miri eshte qe gjate pushimit verore, femija i cili ka kryer klasen e pare me sukses, ti mundesoni te qendroje sa me shume ne kopsht, ne park apo natyre, ne shoqeri te moshatareve te vet. Mos i lejoni te shikoje TV apo te qendroje ne PC duke luajtur video-lojera me shume se dy ore ne dite.

* Derisa femijet luajne, prinderit duhet te qendrojne anash, por asnjehere shume larg.

Ti leni te luajne lire, nuk nenkupton ti humbni plotesisht nga syte. Eshte mire qe se paku njeri prind ti ndjek se çfare po bejne. Kjo, megjithate, nuk do te thote qe duhet te intervenoni ne raste konflikti. Sepse, nese gjithmone e mbroni femijen tuaj, i merrni rastin atij qe te afirmohet vet dhe me vone te perballet me situata te tilla. Rregullat e lojes te cilat femijet i vertetojne vet duken te ashpra por ato u ndihmojne te behen me te pjekur dhe me me vetbesim.

* Nje nga gabimet me te shpeshta te prinderve eshte koha e lire – koha e humbur.

Nese nje dite femija juaj nuk ka shoqeri per loje, lereni te kotet, mos u mundoni qe per çdo çmim ti organizoni argetimin. Psikologet, pohojne qe edhe merzia stimulon rritjen shpirterore dhe emotive. Ajo i ndihmon femijeve qe te kuptojne qe gjithmone nuk eshte gjithçka sipas deshires./bebaime/

/komuniteti