Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mbajtja e një lloj diete, faktor kyç për humbje të peshës trupore

10.02.2012 - Shumë njerëz marrin zotime, premtojnë, por shpesh lëkunden, heqin dorë, siç ndodh me dietën për të rënë nga pesha – ajo fillohet, ndërpritet, ndryshohet dhe përsëri…çdo gjë nga e para, pa efekt.

Nëse programe të ndryshme diteash krijojnë mëdyshje, se cila prej tyre është më e mitë a duhet ndjekur, një studim i kohëve të fundit sugjeron se gjëja më e mirë është që dieta e filluar të ndiqet deri në fund, pa e ndërruar me dietë tjetër.

Në studim u përfshinë disa qindra persona mbipeshë të cilët u ndanë në 4 grupe me 4 dieta të ndryshme – proporcionalisht të përbëra me proteina, yndryna dhe karbohidrate – me synimin për të humbur 750 kalori në ditë.

Pas 6 muajsh pjesëmarrësit kishin humbur 5 kg dhjam dhe thuajse 3 kg masë indesh. Pas dy vitesh, ata ruajtën një humbje peshe prej 4 kg, përfshi humbjen e 2 kg dhjam më pak në pjesën e barkut.

Studimi nuk zbuloi ndonjë dallim në humbje peshe ose në pakësim dhjami mes 4 dietave. Kyçi i rënies nga pesha, thotë studimi, është respektimi i një lloj diete nga fillimi deri në fund. Me fjalë të tjera, nuk ka rëndësi se si fitohen kaloritë – nga yndyrnat, karbohidratet ose proteinat – por si pakësohen ato. Rezultatet e studimit u botuan në “American Journal of Clinical Nutrition”./wordpress/

/komuniteti