Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mbipesha tek gratë shtatëzëna ndikon tek foshnjet

Ndërsa përpjekjet për parandalimin e mbipeshës trupore vazhdojnë, një studim i ri tregon se një nënë mbipeshë afekton foshnjen gjatë lindjes dhe jetës.

Sipas studimit, një fëmijë që lind mbipeshë ka më shumë gjasa të jetë i tillë edhe kur të rritet.

Shumë ekspertë mendojnë se ushqimi i tepruar gjatë periudhës së shtatëzënisë, krijon një mjedis jo normal në barkun e nënës që mund të ndryshojë përgjithmonë trurin e një foshnjeje.

Ky mjedis brenda barkut të gruas shtatëzëne, i krijuar nga ngrënia e tepruar, mund të sjellë ndryshime edhe në pankreas, organ që kontrollon metabolizmin.

Doktor David Ludwig në spitalin e fëmijëve në Boston thotë se lindja e foshnjeve mbipeshën normale ka qenë e lidhur me rrezikun për astmë, alergjitë dhe disa lloje të kancerit.

Studimi i ri tregon se mbipesha foshnjore lidhet edhe me mbipeshën në moshë të rritur.

 

keshilla.net

/komuniteti