Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mbuloni fëmijën me dashuri

Në etapa të caktuara, gëzimi më i madh për një fëmijë është të qenurit vetëm me njërin nga prindërit. Preferenca e fëmijë lëkundet midis nënës dhe babait. Prindërit e ndjeshëm duhet të jenë koshient rreth këtij fakti dhe të mos bëhen xhelozë apo të mërziten.

Këto lëkundje nisin rreth 42 ditë pas lindjes kur i mituri është gati të bjerë në dashuri me babain dhe përfundon rreth moshës pesë apo gjashtë vjeç kur fëmija do t’i ketë përfshirë në psikikën e tij/saj, të dy teorikisht si një.

Individët e mëdhenj apo kreativ përgjatë historisë pothuajse gjithmonë u rritën në shtëpitë e “ligjit dhe rregullit”. Ndoshta dhe më e rëndësishmja, ato u rritën në shtëpi ku dashuria dhe afeksionin ishin me tepri. Diferencën që bën një shtëpi e dashur është pothuajse e dukshme, jo vetëm në aftësitë kreativ apo intelektuale të një fëmije, por gjithashtu dhe në tërësinë e personalitetit të fëmijës. Në fund të fundit, vetëm aftësitë krijuese apo intelektuale nuk përcaktojnë suksesin final apo statusin e jetës së fëmijës. Disa variabla të tjera që kanë lidhje me personalitetin influencojnë gjithashtu. Po të vëzhgoni fëmijët në çdo lloj kulture është udhëzuese. Dhe, duke qenë se ne kemi jetuar dhe punuar në disa rajone të ndryshme kulturore në botë, jemi në gjendje të krahasojmë personalitete të fëmijëve të rritur nga stile apo tradita të ndryshme. Dhe pse fëmijët kudo manifestojnë përshkrimin e Dr. Maria Montessorit, ne mendojmë se na është mundësuar që të vlerësojmë më mirë atë pjesë të sekretit të aktraktives te fëmija, pasi kemi vëzhguar fëmijët në Azinë e Verilindjes, Afrikën Perendimore, Oqeaninë, si dhe Europën dhe Shtetet e Bashkuara.

Por, le të përmbledhim, sipas gjuhës së Montessorit, principet e përjetshme që duhet të karakterizojnë marrëdhënien ‘i rritur-fëmijë’ në çdo shoqëri të shëndetshme:

Objekti i veçantë i afeksionit të fëmijës është i rrituri. Ai merr nga i rrituri materialin ndihmës që i nevojitet për vet-zhvillimin e tij. Për fëmijën, i rrituri është një qenie e nderuar, e respektuar. Nga buzët e tij, si nga një burim, ai tërheq fjalët që i duhet të mësojë, kështu, duke u djegur nga dashuria, i rrituri me kujdes duhet të peshojë fjalët që ai i thotë fëmijës...

Në fakt, realisht, është fëmija i cili do, i cili dëshiron të ndjejë të rriturin pranë tij, dhe që kënaqet ndërsa merr vëmendjen e çdo fëmije, vetëm nëse ky fëmijë ka prirje për të qenë vërtet i civilizuar, nëse ky fëmijë do mposhti impulset e tij barbare.

Na duket se një nga forcat është parë si ligji dhe rregulli, një ide, padyshim shumë e paqartë në fillim, që universi drejtohet nga marrëdhënia shkak dhe pasojë, që çdo ngjarje shkaktohet dhe që çdo veprim ka shkaqet e tij. Në gjuhën samskrite forca apo ligji quhet Karma. Karma shpreh më një fjalë atë ligj universal, atë koncept që çdo veprim është vlerësuar ose ndëshkuar, koncepti që universi duhet të qëndrojë i balancuar, në harmoni; që askush që bën një gabim mund t’i shpëtoj atij.

Forca tjetër dhe po aq e fuqishme është dashuria. Rrallë, shumë rrallë, mund të ndodhë kur dikujt të cilit iu dha shumë dashuri nga nëna dhe babai gjatë viteve të para të jetës të mund të humb mendësinë e shëndoshë. Çdo libër i mençur që diskuton këtë tematikë vë theksin te e njëjta gjë. Traditat e shumta shpirtërore dhe librat e psikologëve udhëheqës si Alfred Adler apo Karl Jung apo Erik Erikson të gjithë i vënë theksin konceptit të domosdoshëm që fëmija njeri kërkon një sasi të madhe dashurie.

Në të vërtetë, ekziston një ligj i moralshëm i universit që një fëmijë nuk duhet të vijë në jetë nëse nëna dhe babai nuk do jenë prezent për ta mbrojtur dhe për ta dashur atë.

Si mundet një njeri të manifestojë këtë dashuri për një krijesë të pambrojtur siç është fëmija i sapolindur? Padyshim, do gjendeshin mënyra të panumërta për të përkthyer konceptin abstrakt të dashurisë në “akte respekti”. Fëmija i sapolindur për klasën komanduese dhe të lashtë të ishujve Fixhi ish një bekim i vërtetë. Fixhianët manifestonin dashurinë e tyre për të sapolindurit duke mos e lëne asnjëherë larg krahëve të dikujt. I mituri përkëdhelej vazhdimisht për të paktën 3 javët e para pas lindjes. Për të sapolindurin, dashuria ka të bëjë me kontaktin e afërt lëkurë-në-lëkurë, i afërt mjaftueshëm të dëgjojë apo të ndjejë një tjetër rrahje zemre apo puls, i afërt mjaftueshëm të dëgjojë apo të ndjejë dhe të mësojë ritmet bazë të jetës, muzikën pa ankth të zemrës që dashuron. Për të miturin, dashuria është komforti dhe ngrohtësia e pandryshueshme dhe e etur, qumështi menjëherë i disponueshëm i nënës, mungesa e dhimbjes, dobësimi i dritave, tingujt e rregulluar, si dhe lëvizjet e buta dhe të ndjeshme.

Në shumë fshatra në botë, sidomos në Pacifik dhe pjesërisht në Afrikë, dhe pse në këtë epokë jo të ndjeshme, ende gjenden tabu kundra tingujve të zhurmshëm pranë të sapolindurit.

Për një fëmijë rreth 42 ditësh, dashuria reflektohet te një baba, fytyra e të cilit ndrit te shikimi i atij fëmije. Disa lloj eksperimentimesh kanë treguar se ndërsa fëmija zhvillohet, duket sikur “ka nevojë”, pothuajse si një e drejtë, prezencën e një të rrituri tjetër, dikë ndryshe nga nëna; dikë me një zë më të thellë dhe më mashkullor, një tjetër lloj pamje. Një fëmijë ndjen dashuri nëse prezenca e tij sjell një buzëqeshje të ngrohtë në fytyrën e atit. Në një tjetër fazë të zhvillimi- Koreanët e lashtë vendosën që kjo fazë ndodh 100 ditë pas lindjes- fëmija ka nevojë për dashurinë e gjyshes, ose dashurinë e një halle/teze apo të një xhaxhai/dajë, secili prej tyre merr një formë ndryshe, forma të cilat janë ndryshe nga dashuria e nënës apo babait.

Një fëmijë ka nevojë për të gjitha këto lloj dashurish. Analogjia shtrohet midis të miturit dhe një filize domate. Bima e re e domates ka nevojë për disa lloj mineralesh, dhe ka varësi te një sasi rrezesh dielli për t’u zhvilluar në pjekje dhe shije. Hekuri nuk mjafton. Dashuria e një nëne, dhe pse e domosdoshme, nuk është e mjaftueshme.

Çështja e llastimit të fëmijës nuk shfaqet ditët e para të jetës. Asnjë nga dëshirat e fëmijës nuk janë të rrezikshme- as për vetë fëmijën as për familjen. Nevojat e fëmijës janë të thjeshta dhe themeltare. Fëmija do afrimitet me një tjetër qenie humane; ka nevojë të jetë i thatë dhe i rehatshëm; të ketë qumësht të ngrohtë njerëzor; liri nga dhimbja; dhe disa dëshira të parrezikshme. Si mundet që plotësimi i këtyre dëshirave të thjeshta, të pafajshme të interpretohen si “llastim” për fëmijën? Më pas, nëse fëmija do të luaj me shkrepëse ose nëse manifeston një xhelozi pa arsye për motrën apo vëllain e tij, atëherë nëse do lejonim fëmijën të gjithë lojën e pasioneve do ish ta llastonim atë. Por, gjatë ditëve apo javëve të para të jetës, çështja e llastimit nuk është një shqetësim.

Në kulturën Japoneze, pothuajse çdo dëshirë e fëmijës është një urdhër, deri në moshën 6 vjeç. Në këtë kulturë kaq fëmidashëse, fëmija natyrshëm mëson limitet e pranueshme të sjelljes që me pas kthehen në ligje të qëndrueshme. Një nga ankthet më të dhimbshme që pikëllon qeniet njerëzore ka të bëjë me ka dashuri. Ndoshta pyetja e parë që pyet i sapolinduri, në mënyrën e tij të pashkolluar por inteligjente, është: “A më do universi mua”? Kjo është pyetja e flaktë që çdo njeri duket sikur pyet, shumë para se lind fjala. Kjo është pyetja që mësuesit e mëdhenj nga Moisiu te Platoni pyetën-dhe iu përgjigjën.

Një nga qëllimet primare të edukimit prindëror është t’i trajnojmë prindërit si t’i përgjigjen asaj pyetje të thellë në mënyrë pozitive, në të gjitha rastet, për çdo të sapolindur.

Kur “ligji dhe rregulli” janë kurorëzuar në mendjen e fëmijës, ajo mendje do ketë stabilitet. Kur dashuria kurorëzohet në zemrën e fëmijës, aty do gjendet forca. Shpirtrat e mëdhenj i kanë të dyja.

Janë pikërisht këto dy dhuratat më të mëdha nga prindërit e dikujt: sensi se universi operon brenda sistemeve të ligjeve, dhe bindja e thellë dhe jokoshiente se ai dashurohet.

/komuniteti