Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Më shumë kalcium, më pak karies

Nënat të cilat gjatë shtatzënisë marrin kalcium në formë të shtesës për ushqim, mbrojnë shëndetin e dhëmbëve të fëmijës së tyre - njoftojnë shkencëtarët nga Gjeneva.

Me anë të kontrolleve stomatologjike, është zbuluar se madje 87% e fëmijëve të moshave 12-vjeçare, nënat e të cilëve gjatë shtatzënisë nuk kanë marrë kalcium shtesë, kanë së paku një dhëmbë të prishur ose u mungon ndonjë dhëmb.

Nga ana tjetër, sipas të dhënave të Acta Obstetricia et Gynecologica Scandinavica, marrja e kalciumit në formë të shtesës për ushqim gjatë shtatzënisë së nënave, kishte zvogëluar prirjen e zhvillimit të kariesit te fëmijët deri në 27%.

 

telegrafi.com

/komuniteti