Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mikrobet mbrojnë fëmijët

Pikëpyetjet pa përgjigje dhe zbulimet e reja në lidhje me botën misterioze dhe akoma të pazgjidhur nga ana e shkencëtarëve të mikrobeve.

Gazeta amerikane New York Times mblodhi të gjithë pikat e pazgjidhura dhe zbulimet e reja në lidhje me botën misterioze dhe akoma të pazgjidhur nga shkencëtarët të mikrobeve…

* Në trupin tonë ka dhjetë mijë herë më shumë mikrobe se qelizat.

* Në zonën e gojës së njeriut gjenden 500-1000 lloje mikrobesh. Nga ata vetëm 100-200 lloje mund të jetojnë në gojë. Vetëm 17 % e mikrobeve që jetojnë në dorën e majtë të njeriut mund të jetojnë edhe në dorën e djathtë.

* Trupi njihet me mikrobet që në çastin e lindjes. Foshnjat të cilat qëndrojnë sterile në barkun e nënës fillojnë të marrin microbe në momentin e lindjes. Fëmijët të cilët lindin normalisht janë të ekspozuar ndaj mikrobeve të ndodhura në kanalet ku kalon fëmija , ndërsa trupi i fëmijëve të cilët lindin me operacion përfshihet nga mikrobet e lëkurës së të rriturve.

* Disa specialistë mendojnë se risku më i lartë i shfaqjes së sëmundjeve të azmës dhe alergjive tek fëmijët të cilët lindin me operacion lidhet me mosmarrjen e mikrobeve të ndodhura në kanalet e lindjes së fëmijës. Sepse mikrobet paraqiten si një nga elementët më të rëndësishëm në zhvillimin e sistemit imunitar.

* Fëmijët të cilët jetojnë në zona të thella dhe që marrin mikrobe të shëndetshme nga dheu duke luajtur në rrugë kanë një sistem më të forte imunitar në krahasim me fëmijët që jetojnë në qytet.

* Mikrobet nuk ndihmojnë vetëm në përmirësimin e sistemit tretës. Mikrobet në hundë luajnë rolin e antibiotikut dhe mbysin mikrobet e dëmshme të cilat dalin jashtë me anë të teshtimës.

* Sistemi imunitar lufton shumë mikrobe të cilat i hapin rrugë sëmundjeve por në të njëjtën kohë toleron me mijëra mikrobe të padëmshme në trupin tone. Grupet e mikrobeve luajnë rolin e drejtuesit, udhëzuesit për të vendosur ekuilibrin e duhur nga sistemi imunitar.

* Ndonjëherë kur sëmundjet krijojnë ndryshime në trup microbe të reja hyjnë në trup për të na mbrojtur.

 

gazetastart

/komuniteti