Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mjekët mbajnë në jetë beben e lindur pa gjak

03.04.2012 - Një foshnje gjashtë muajëshe është cilësuar nga mjekët në Britani si një mrekulli, pasi ajo lindi efektivisht pa gjak, por tani është shëndoshë e mirë.

Olivia Norton lindi me një nivel shumë të ulët të hemoglobinës, që është transportuesi i oksigjenit në qelizat e kuqe të kuqe të gjakut, sa mjekët thanë se ajo nuk do jetonte më shumë se dy orë.

Por pas disa transfuzioneve emergjente, ajo mbijetoi dhe tani nga një bebe e bardhë është kthyer në një bebe rozë dhe simpatike.

Problemi i Olivias është aq i rrallë sa tani është përfshirë në tekstet mësimore./albeu/

/komuniteti