Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Modelja e vogël Arona Zyberi, shkëlqeu në -Prishtina fashion nights-

11.04.2017 - Arona Zyberi është vetëm 6 vjet, por ka talent të jashëtzakonshëm në shumë fusha.

Ajo ka aktruar në disa shfaqje teatrale, është ambasadore e projektit “Dhëmb të shëndoshë, fëmijë të lumtur” dhe ka më shumë se një vit që është modele. Ajo ka kontratë me agjensionin e njohur O’Kay Model Agency, shkruan Gazeta Infopress. Arona të shtunën mbrëma ka slifuar në eventin e njohur “Prishtina fashion nights”, ku ka prezantuar veshjet e brendit “Chaton D’or”. Ajo është paraqitur e para në sfilatë dhe ka marrë duartrokitje të shumta. Kjo është sfilata e tretë ku Arona po merrë pjesë.

Arona njihet si vajzë e veçantë dhe po merr disa oferta për të aktuar edhe në filma të ndryshëm.

 

/komuniteti