Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos e teproni me komplimente

Libra me këshilla për prindërit ka shumë. Secili e mendon më të mirën për fëmiun e tij, kjo gjë dihet, edhe mendime se çka është saktësisht më e mirë për ta, ka poashtu sa të duash. Disa qëndrime, megjithatë konsiderohen të pranueshme, këtu hyjnë edhe komplimentet.

Gjithmonë komplimentoni fëmiun

Kjo, megjithatë, nuk është përgjithësisht e saktë. Disa kërkime të reja tregojnë që, komplimentet si “shumë mirë e ke bërë, ti je i mençur” tek fëmijët shkollor mund të shpie tek rezultatet e kqija.

Në studim morrën pjesë 400 nxënës amerikan të klasës së pestë, dhe tregoi që për shembull, fëmijët të cilët merrnin komplimente për inteligjencën e tyre, i shmangen detyrave të vështira sepse ishin mësuar ti pranonin vetëm kur rezultati ishte i mirë. Meqenëse, secila sfidë mund të shpie tek mossuksesi, detyrave të reja thjeshtë i shmangen. Për këtë arsye fëmiun më së miri është ta komplimentoni për mundin e dhënë, se sa për rezultatin e arritur.

Libri i dy autorëve amerikanë “Dhjetë të vërteta shokante rreth edukimit” zbardh edhe mite të tjera të zakonshme pedagogjike.

Gjumi dhe truri

Që fëmijët të jenë të mençur dhe vital, duhet të flenë mjaft. Është e vërtetë! Vetëm një orë gjumë më pak gjatë ditës, bën që të bie koncentrimi. Është fakt që nxënësit e ditëve të sotme, flenë një orë më pak se sa ata të para 30 viteve. Dr. Avi Sadeh nga Univerziteti i Tel Avivit nga ky studim ka konstatuar që nxënësit e klasës së gjashtë nëse nuk kanë bërë gjumë të mjaftueshëm, shfaqin rezultate të nivelit të klasës së katërt, përderisa shumica e studimeve ndërkombëtare ka theksuar që pagjumësia ndikon edhe në dobësim.

/komuniteti