Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Mos e vendosni foshnjen në rrethore

Organizata Britanike për parandalimin e fatkeqësive të fëmijëve ka cilësuar që rrethorja është më e rrezikshmja nga të gjitha prodhimet për fëmijë. Në Australi hulumtimet kanë treguar që çdo e treta foshnje është lënduar në rrethore, ndërsa Kanada momentalisht është i vetmi vend ku është i ndaluar me ligj, prodhimi, tregëtia dhe reklamimi i rrethoreve.

Në vendin tonë, fatkeqsisht ende përdoret pa marrë parasysh rekomandimeve të pediatërve.

“Vendosja e fëmiut në pozitën ulur në rrethoren, me ç`rast fëmiu mbështetet në këmbë para se të jetë mjaft i pjekur për këtë gjë, mund të shpie tek deformimet e këmbëve dhe të palcës kurrizore” sqarojnë terapeutët.

“Nëse e vendosni në rrethore foshnjen 6 muajshe ajo do të qëndrojë në të, në maje të gishtërinjve me gjunjë të shtrirë, gjë që mund të ketë pasoja negative në zhvillimin motorik, sepse fëmiu shëndoshë shtrien gjunjët tek në muajin e shtatë.

Gjithashtu, rrethorja mund të jetë fajtore edhe në zhvillimin jo të drejtë psiko-motorik.

Fëmijët të cilët një kohë e kanë kaluar në rrethore, shpesh rrëzohen kur të fillojnë të ecin, sepse nuk e kanë të përvetësuar ekuilibrin. Gjithashtu, kanë vështirësi në ngritjen në këmbë, sepse nuk kanë përvojë në këtë. Të gjithë fëmijët të cilët nuk kanë kaluar nëpër fazën e zvarritjes, kanë patur problem gjatë ecjes në përballjen me vështirësitë në pragje, rrëzimin me kokë..sepse nuk kanë mësuar që të mbrohen me duar.

Dëmet e rrethores

Pediatri i njohur amerikan dr. Benjamin Spoke ka theksuar dy arsye kyçe, nga të cilat prindërit do të duhej ta harronin rrethoren.

Ngadalëson procesin e ecjes: Foshnja në rrethore mësohet që vetëm ti japë këmbëve dhe të mos mendojë për ekuilibrin. Për ecje nevojiten teknika të tjera, por mund të ndodhë që foshnja të jetë më pak e motivuar që ti përdorë.

Fajtori për lëndime: rrethorja është fajtori kryesor dhe më i rrezikshëm për lëndimet e shumta. Të dhënat e mbledhura nga spitalet e vendeve të Bashkimit Europian dhe të SHBA-ve në 20 vitet e fundit tregojnë që çdo vit, mijëra fëmijë përfundojnë në spitale nga lëndimet e ndryshme të shkaktuara nga përdorimi i rrethores. Foshnja në të është më lartë, dhe në këtë mënyrë mund të kap objekte me të cilat mund të lëndohet, e ka të ngritur qendrën e ekuilibrit, prandaj më lehtë mund të rrëzohen, dhe e kanë të lehtë të shkojnë para shumë shpejt, gjë që mund të lehtësojë rrëzimin.

/komuniteti