Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Në çfarë faza të së folurës kalon foshnja gjatë vitit të parë të jetës

Fëmijët që në fillim, bisedojnë me prindërit. Edhe pse ato nuk janë fjalë të qarta, komunikimi egziston. Këto janë faza të së folurës.

 

Mosha: 0 - 3 muajsh

Thotë: grr, guu

Çfarë mundet: foshnja gugullon pa vetëdije, reagon në zhurmë dhe në zëra të njohur të cilët mund ta qetësojnë

Çfarë dëshiron: zërat e prindërve. Përsëritni tingujt të cilët i prodhon foshnja.

 

Mosha: 3 - 6 muajsh

Thotë: aaahhh

Çfarë mundet: foshnja gugullon dhe me këtë teston tingujt dhe provon tonet e larta dhe të ulëta të zërit të saj

Çfarë dëshiron: lodra të cilat prodhojnë tinguj

 

Mosha: 7 - 9 muajsh

Thotë: bababa

Çfarë mundet: tani foshnja thotë rrokje dhe përsërit fjalët të cilat i kupton.

Çfarë dëshiron: lojëra me gishtërinj, pyetje si psh: “Ku është macja jote?”, Të lutem dhe Faleminderit

 

Mosha: 9 - 12 muajsh

Thotë: mama, baba

Çfarë mundet: shumica e foshnjave fjalën e parë e thonë në mes të muajve 9 dhe 14 të jetës.

Çfarë dëshiron: lojërat fshehtas.

/komuniteti