Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nëna, babai, foshnja

Sipas një ekspertize të botuar në revistën, Journal of Family Psychology , babai do të angazhohet më tepër për foshnjën nëse për këtë ndikohet nga partnerja e tij.

Ndikimi i gruas te partneri i saj rreth kujdesit ndaj foshnjës, është treguar i rëndësishëm për kohën të cilën babai duhet ta kalojë duke u kujdesur për foshnjën, për kualitetin e aftësive prindërore të çiftit dhe për punësimin e nënës jashtë shtëpisë.

Po ashtu, pavarësisht besimeve të mashkullit, nëse partnerja e tij nuk kërkon nga ai të angazhohet rreth kujdesit ndaj foshnjës, kjo do të ndikojë negativisht në të.

Me fjalë tjera, ndikimi i femrës te mashkulli rreth angazhimit të tij në kujdesin ndaj foshnjës është shumë pozitiv, ndërsa njëkohësisht ky kujdes ndikon edhe te femra për përmirësimin e angazhimit të saj ndaj foshnjës dhe burrit, dhe në këtë mënyrë ndikimi është i ndërsjellë.

/komuniteti