Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nënat e punësuara dhe gjidhënja

02.06.2011 - Sa më shpejtë që nëna e re kthehet në punë pas lindjes, mundësitë janë më të vogla që të mundohet të ushqejë foshnjen e saj me gji, thekson një studim amerikan.

Nënat e reja, të cilat kthehen në punë pas gjashtë javësh pas lindjes kanë më pak mundësi të fillojnë me gjidhënjen, por edhe nëse fillojnë atëherë egziston mundësia të mos mundet ta vazhdojë atë edhe më tej.

Në anën tjetër mundësia është më e madhe nëse nënat pushojnë në shtëpi pas lindjes së paku 9 muaj apo 13 javë pas lindjes, që të ushqejnë me gji foshnjat e tyre për tre apo për më shumë muaj.

Hulumtimet kanë treguar që foshnjat që ushqehen me gji, vuajnë më pak nga sëmundjet e fëmijëve, duke përfshirë ekzemën, pezmatimin e veshit të mesëm, bronkitin apo astmën.

“Dëshirojmë që në këtë mënyrë, ti stimulojmë sa më shumë nënat që ti ushqejnë foshnjat me gji”, spjegon autorja e studimit të lartëpërmendur Chinelo Ogbuano.

Në studim, preferohet që nëna e punësuar, të gjejë kohë për gjidhënje gjatë kohës së pauzës dhe rregullisht të pompojë qumështin në mënyrë që të vazhdojë me gjidhënjen.

Sipas hulumtimeve të reja, shtatë gjer në dhjetë gra në SHBA, ushqejnë me gji foshnjet e tyre së paku në fillim, ndërsa tre gjer në dhjetë nëna e vazhdojë këtë gjersa foshnja të ketë mbushur gjashtë muaj të plotë.

Në studimin në të cilin janë përfshirë 6.150 nëna të punësuara të cilat janë bërë nëna, thuhet se nënat të cilat fillojnë të punojnë në periudhën prej gjashtë javësh pas lindjes, më vështirë vendosin të ushqejnë me gji sesa gratë e papunësuara të cilat janë në pushim të paslindjes së paku për 13 javë./bebaime/

/komuniteti