Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nënat mendojnë që nuk kalojnë kohë të mjaftueshme me fëmijët e tyre

Te jesh nene sot nuk eshte aspak e lehte, gje te cilen e di secila grua e punesuar, te cilen ne shtepi e presin obligimet e shtepise, kujdesi per femijet dhe familjen.

Shumica e grave e kane pohuar qe sigurisht do te mundin te jene prinder me te mire, ndersa me se shpeshti fajesojne vetveten per mungese durimi dhe mungese kohe. Hulumtimi i webfaqes TheBabyWebsite mbi 3000 nena ka treguar qe gjysma e tyre ndjejne qe do te duhej te mundoheshin me shume, perderisa 24 % mendojne qe do te duhej ti ndihmonin femijeve me shume rreth obligimeve te shkolles.

Si duhet interesim te vecante paraqet argetimi i femijeve, sepse 17 % te nenave deshirojne te jene me argetuese. Nenat poashtu mendojne qe nuk duhet lavderuar shume femijet, por duhet ndegjuar me kujdes.

Tre te katertat e nenave te anketuara kane pranuar qe shpesh i lene femijet te argetohen vetem ne menyre qe ato te pushojne apo te kryejne punet e shtepise, ndersa rreth dy te tretat ndjehen fajtore sepse nuk jane ne gjendje ti kryejne te gjitha obligimet qe i kishin menduar.

Rreth 75 % e nenave mendojne qe japin gjithçka nga vetja e tyre, pa marre parasysh situates, ndersa 8 % zbulojne qe gjenden nen stres te madh sepse deshirojne te kene kariere te perkryer por edhe familje te perkryer.

Pa marre parasysh kete, 53 % ende mendojne qe eshte e mundur te arrijne baraspeshen ne mes te punes dhe familjes.

 

10 gjerat te cilat nenat mendojne qe mund ti bejne me mire

1. Te luajne me shume me femijet

2. Te jene te durueshme

3. Te ziejne

4. Te mirembajne shtepine e paster

5. Ti edukojne femijet me mire

6. Te mendojne lojera argetuese

7. Ti lejojne femijeve te ftojne shoqeri ne shtepi

8. Te jene argetuese

9. Ti mesojne disiplinen femijeve

10. Te “luajne” me mire ne mes te obligimeve familjare dhe atyre te punes

/komuniteti