Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Nënën e kupton vetëm pasi të bëhesh nënë!

22.01.2020 - Nana, emri ma kuptimplotë n’botë, personi i parë me të cilën e kupton se çka është dashnia.

Na burojmë nga ajo, thjeshtë është dashnia ma e pakushtëzume n’botë, edhe lidhja me ta është diçka magjike dhe magnetike.

Kur ti si njeri pjekesh, edhe ajo i ban ca rrudha në ballë, fillon empatia me të, e ndjen çdo gja të saj, dhe ka raste kur ndihesh fajtore nëse e ke idhnu najherë, sidomos n’adoleshencë, ban edhe barrë t’randë se pse s’ke mujt me ja parandalu vështirësitë e jetës, mundohesh çdo send brenda saj me lumturu edhe me e mbush me dritë.

Nana është gjysma e zemrës, gjysma e shpirtit, gjysma e jetës, gjysma ma e shenjtë nga e cila buron çdo gja e mirë.

Tash qe jam edhe unë nanë, e kuptoj ma mirë se çka do me thanë përgjegjësi, kujdes, vëmendje edhe dashni e pastër. E kuptoj mirë që nuk ka asnji lloj zavendësimi, as imagjinar i lidhjes, i ndjenjës nanë – fëmijë edhe fëmijë – nanë.

Na për nanën jena ma shumë se gjithçka, jena frymë, diell, hanë, dritë, ajër.

Edhe nëse nanat nuk janë fizikisht me neve, ato janë gjithmonë brenda nesh, në dimensione të tjera, janë burim i pashterrur i dashnisë, bazë e asaj se çfare jemi na.

Burimi: supergrate.net

/komuniteti