Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Një studim i ri e lidh autizmin me lindjen nënpeshë

Një studim i ri e lidh autizmin me lindjen nënpeshë

24.10.2011 - Autizmi është një term për një grup çrregullimesh të zhvillimit që identifikohen zakonisht në fëmijërinë e hershme.

Ka një numër çrregullimesh autizmi që shfaqen në forma të rënda. Por fëmijët me autizm në përgjithësi, kanë probleme në tre fusha zhvillimi – ndërveprim shoqëror, gjuhë dhe sjellje.

Një studim i publikuar në revistën “Pediatrics” sjell dëshmi të reja se pesha e ulët në lindje është një faktor rreziku për zhvillimin e autizmit.

Autorët e studimit vëzhguan mbi 1000 persona që kishin lindur nën 2 kilogram e gjysmë, që konsiderohet peshë e ulët e fëmijës në lindjes.

- Në moshën 16 vjeç, mbi 600 prej këtyre fëmijëve u vlerësuan për autizëm duke përdorur një pyetësor për shqyrtimin e aftësive të tyre.

- Në moshën 21 vjeç, 189 fëmijë pjesmarrës në studim u testuan për autizëm duke përdorur një mjet tjetër diagnostikimi.

- Në moshën 21 vjeçare, 5% e pjesëmarrësve u diagnostikuan me autizëm, shifër thuajse pesë herë mbi nivelin e raportuar në popullatën e përgjithshme.

Askush nuk e di se çfarë e shkakton autizmin. Ky çrregullim nuk ka shërim, por në shumë raste mund të kontrollohet. Ekspertët thonë se edhe diagnostikimi i hershëm – para moshës 3 vjeçare – duket të jetë i dobishëm.

Fëmijët me autizëm zakonisht tregojnë disa shenja të zhvillimit të vonuar duke filluar nga muaji i 18. Nëse një prind dyshon se fëmija mund të ketë autizëm, diskutimi me mjekun është rruga më e mirë./wordpress/

/komuniteti