Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Përrallat tradicionale për fëmijët janë më të mira se librat modernë

Prindërit të cilët shmangin leximin e përrallave tradicionale për fëmijët, duke vlerësuar që librat modernë janë më korekt politikisht, humbin rastin që ti mësojnë fëmijët e tyre rreth kodit moral të jetës, thekson ekspertja për zhvillim të fëmijëve, Sali Godart Blat.

Në fakt, një numër në rritje i prindërve në vitet e fundit kanë shmangur leximin për fëmijët, me tregime tradicionale të tilla si "Hirushja" dhe "Borëbardha dhe shtatë shkurtabiqët", sepse ata mendojnë se ato përralla janë plot me stereotipe, sipas sondazhit të 3000 prindërve. Prindërit mendojnë që përrallat janë “politikisht jokorekte” dhe tepër të “errëta” për fëmijët. Për këtë çdo e katërta nënë ndalon nga leximi i përrallave dhe zgjedh librat modernë. Prindërit e anketuar, në mes të tjerash theksuan që, Hirushja është e dalë mode, sepse është e detyruar ti kryej punët e shtëpisë, ndërsa Flokëarta është shumë e errët.

Përrallat të cilat janë lexuar me gjenerata të tëra kanë rëndësi jetësore për zhvillimin e fëmijës. Përrallat tradicionale u tregojnë fëmijëve që e mira e mund të keqen, dhe promovojnë mirësinë dhe bujarinë – thotë Blat.

Çështja është se tregimet tradicionale, u tregojnë fëmijëve që egzistojnë ndryshime fizike në jetë, dhe në qoftë se ata nuk i shohin këto stereotipe, nuk do të kenë asnjë kod moral me të cilin do të jenë në gjendje të zhvillohen.

Përrallat u ndihmojnë fëmijëve të kuptojnë çfarë është e mirë, dhe çfarë jo. Këtë nuk do ta mësojnë drejtpërdrejt nëpër mësimet klasore – bën të qartë Blato.

rina rinka (13 vite më parë)
Shume mire

/komuniteti