Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pjellshmëria (fertiliteti) tek mashkulli

Duke kuptuar më mirë pjellshmërinë e tij, do të mundet mashkulli të rrisë gjasat për të mbarsur partneren e tij. Fatkeqësisht mashkulli nuk është gjithnjë edhe aq i interesuar për të diskutuar mbi fertilitetin e tij ndonëse ai mund të jetë po aq i interesuar sa edhe gruaja për t'u bërë prind. Fakt është që ka paragjykime të vjetra mbi këtë çështje.

Fakt është edhe se të paktën 1 në 6 meshkuj kanë probleme për të bërë fëmijë. Kjo mund të jetë e fshehta më e ruajtur mirë ndonjëherë.

Fakt është se njerëzit e marrin për të qënë se mashkulli është në rregull dhe kështu çifti vazhdon muaj pas muaji të mundohet për të arritur në një shtatzënësi pa bërë mendimin më të vogël për të testuar burrin. Kështu ka pasur raste ku gruaja është kuruar në mënyrë aktive për fertilitetin e saj përgjatë shumë vjetësh pa bërë një test të thjeshtë mbi spermën e mashkullit. Kjo nuk mund të quhet si llogjikë e shëndoshë për një çift që don të ketë fëmijë.

Organizata Botërore e Shëndetit ka përkufizuar pjellshmërinë e mashkullit në bazë të përqëndrimit të spermave të tij. Kështu që një mashkull të jetë fertil duhet të ketë 20 milionë spermie për mililitër.

Seksi i tepërt pakëson pjellshmërinë e mashkullit. Pasja e marrëdhënieve seksuale çdo dy apo tre ditë është në rregull por pasja më e shpeshtë se kaq e tyre ka gjasa që të ulë përqëndrimin e spermieve duke ulur edhe pjellshmërinë e mashkullit.

Më e mira do të ishte mospasja e marrëdhënieve seksuale 3 deri 7 ditë përpara se të ndodhë çlirimi i vezës së partneres.

/komuniteti