Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pozicionet për ushqyerje të foshnjes

Për ta ushqyer fëmijën është e domosdoshme të zgjidhet një vënd i qetë dhe pozicion komod. Nëse gruaja ka zgjedhur që të qëndrojë ulur, duhet të kërkojë një mbështetje të mirë për shpinën, të rilashojë shpatullat, të vërë në këmbë një stol të vogël pasi ngritja e këmbëve do të ndihmojë të mbajë të qetë edhe abdomenin.

Pozicioni ulur është i vështirë si rezultat i epizorapisë ose edemave të organeve gjenitale që ndodhin direkt pas lindjes dhe ky pozicion është i vështirë edhe për dhënien e gjirit natën. Në këto raste përdoret pozicioni anësor i dhënies së gjirit, i cili është më e indikuar. Në rastet kur gruaja ka lindur me operacion cezarian, mbështeja e fëmijën mbi bark mund të jetë e dhimbshme ose në rastet kur fëmija ka krijuar të çara në thithkën e gjirit, atëherë lind nevoja e pozicioneve të ndryshme. Në këto raste këshillohet gruaja qëndron ulur, mban fëmijën në krah nga njëra anë në drejtim të gjirit që do t’i japë fëmijës. Fëmija vendoset mbi një jastek të vogël. Ky pozicion mund të jetë i adoptuar edhe në rastet e ushqyerjes njëkohësisht të dy binjakëve. Afrohet korrektësisht gjiri tek neonati në mënyrë që jo vetëm thithka, por dhe një pjesë e mirë e areolës së gjirit të hyjë në gojën e fëmijës. Për të lehtësuar këtë pozicion, fëmija duhet të jetë ngjitur me trupin e nënës. Koka duhet të jetë pak e ngritur në parakrahun e nënës. Kurrizi i fëmijës të jetë në të njëjtin aks me kokën e ngritur dhe dora rrotullon fëmijën në drejtim të barkut të nënës duke patur barkun e fëmijës kundrejt barkut të nënës dhe fytyrën e tij ekzaktësisht përballë thithkës. Duhet patur kujdes, që hunda të mos takojë me gjirin, pasi mund të vështërsoj deri dh eta bllokoj frymëmarrjen fëmijës.

Është e rëndësishme të theksohet se neonatët e përdorin thithkën e gjirit për t’u ankoruar në gji dhe nëpërmjet thithjes, qumshti del duke lagur areolën dhe buzën e fëmijës. Që fëmija të kapë thithkën e gjirit, afrohet trupi i tij me trupin e nënës duke shtrydhur disa pika nga thithka në buzë. Sapo hapet goja, lehtësisht lëvizet koka e fëmijës në drejtim të gjirit duke bërë të mundur kështu që ai të kapë jo vetëm thithkën por edhe pjesën më të madhe të areolës. Nëse gruaja ndjen nevojën për ta mbajtur gjirin, ajo vendos gishtat poshtë gjirit dhe gishtin e madh mbi thithkë. Fëmija mund të ushqehet duke i përdorur njëkohësisht të dy gjitë ose duke dhënë njërin gji në çdo pirje. Në këtë rast, vështërsia mund të jetë pasi gjiri i pa përdorur mund të fryhet shumë deri në pirjen pasardhëse.

Përdorimi i jastekut gjatë pirjes, mund të sjellë kushte mjaft të mira psiko-fizike për nënën gjatë ushqyerjes. Gjatë periudhës së lehonisë, përdorimi i jastekut ndihmon për të mbajtur në pozicion korrekt fëmijën gjatë ushqyerjes, duke lehtësuar ushqyerjen dhe duke lehtësuar krahun e nënës së re.

/komuniteti