Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindër, kujdes me kritikat!

Për fëmijën tuaj duhet të thuani vetëm më të mirat dhe ti komplimentoni tiparet e tija, sepse në këtë mënyrë fëmija do ta vlerësojë më shumë vetveten.

Komentet sikur: “asgjë nuk e bën si duhet” dhe të ngjashme, mbeten në kujtesën e fëmijës dhe ndikojnë në vetbesimin e tij, prandaj këshillojnë psikologët e fëmijëve, që në fëmijëri këto nuk duhet thënë.

Psikologët pohojnë që përcaktimi negativ për vetveten, është më i keqi nga të gjitha shprehitë e këqija, sepse “godet” direkt në personalitetin e fëmijës dhe mund të ndikojë në vlerësimin e keq të vetvetes gjer në fund të jetës.

Pasojat negative janë mungesa e durimit, disponimi i keq, depresioni, vështirësitë në formimin e shoqërisë dhe lidhjeve çiftore, notat e këqija, mossuksesi në punë…Prandaj, detyra e prindërve është që të mendojnë për mënyrat se si ta largojnë fëmijën nga shprehitë e këqija.

Për fillim, duhet ta ndëgjoni fëmijën tuaj dhe ta bindni se si problemet nuk janë të pazgjidhshme. Komplimentet dhe dashuria kanë fuqi të madhe. Për fëmijën tuaj, në çdo rast, duhet thënë më të mirat. Komplimentoni tiparet dhe aftësitë e tij para shoqërisë, sepse në këtë mënyrë do ti ndihmoni fëmijës të vlerësojë vetveten. Thuani, se si është i mençur, i mirë, i aftë, i talentuar…

/komuniteti