Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindërit dalin rreth 15 herë gjer në ditëlindjen e pestë të fëmijës së tyre

Jo shumë vonë, një hulumtim i ekspertëve britanikë ka treguar që gjer në ditëlindjen e pestë të fëmijës, prindërit dalin së bashku rreth 15 herë.

Shtatë nga dhjetë prindër pohojnë që do të dëshironin të dilnin më shpesh, përderisa 57 përqind e tyre zbulojnë që në marrëdhënjen e tyre mungon romantika që me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Si arsyetim më i madh për qëndrimin në shtëpi, prindërit pohojnë mungesën e parave dhe ndjenjën e fajit nëse lusin dikë nga anëtarët e familjes për tu përkujdesur për fëmijën e tyre.

Poashtu, shumicës së çifteve ndonjëherë iu mungon koha të cilën e kanë kaluar bashkë gjatë kohës kur nuk kanë pasur fëmijë sepse tani daljet me foshnjen janë më të vështira.

“Realiteti hidhur është që prindërit, edhe pse dëshirojnë të kënaqen në kohën kualitative të kaluar së bashku, në vend të parë vendosin veten. Ata ndjehen keq nëse e dëshirojnë ndihmën e dikujt që të kujdeset për fëmijën e tyre apo nëse vonohen jashtë shtëpisë”, pohon Lusi Vin Xhons, zëdhënësja e kompanisë “ReadyBed” e cila ka marrë pjesë në këtë hulumtim, ku morrën pjesë gjithsej 3.000 çifte.

Ajo pohon që është e nevojshme, pa marrë parasysh rrethanave, që çiftet të gjejnë kohë për vetveten dhe të mbajnë romantikën e lidhjes së tyre, bën të ditur Daily Mail.

/komuniteti