Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Prindërit dominues i bëjnë fëmijët të palumtur

Fëmijët e rritur në rrethin në të cilin shumicën e vendimeve i marrin prindërit, rriten të palumtur dhe janë më frikacakë, tregoi hulumtimi britanik i zhvilluar në 2000 fëmijë ndërmjet 8 e 15 vjet.

Mbrojtja e tepruar prindërore pamundëson zhvillimin e pavarësisë së fëmijës, për çka ata nuk mund të ballafaqohen me sfidat e mëvonshme që sjell jeta.

Njëri nga tetë adoleshentët është thellë i palumtur pasi që prindërit në vend të tyre marrin shumicën e vendimeve, ndërsa psikologët paralajmërojnë që prindërit pa dashur transmetojnë tek fëmijët ankthin me edukimin e rreptë dhe dominues. 10% e të hulumtuarve te të dy gjinive janë të brengosur për të ardhmen e tyre dhe frikësohen gjatë kohës kur duhet të jetojnë të vetëm.

“Dikur njerëzit më pak kanë menduar për të qenit prindër i mirë, derisa sot nga të gjitha anët i këshillojnë si të jenë prindër të mirë. Për këtë njerëzit bëhen nervoz dhe shumë të dedikuar kah mbrojtja e tepruar, që është e dëmshme për fëmijët”, konsideron udhëheqja e hulumtimit dr. Kairen Cullen.

Pavarësia, e rëndësishme për lumturi dhe sukses

Fëmijëve u nevojitet ndihma për marrjen e rrezikut në mënyrë që ta mësojnë përgjegjësinë, ndërsa pjesë e rëndësishme e rritjes është pikërisht mësimi i pavarësisë nga prindërit. Për këtë fëmijët të cilët janë rritur gjithmonë nën mbrojtje gjenden në telashe, sidomos kur të ndahen nga prindërit për shkak të shkollimit.

Psikologët potencojnë se ndihma e tepruar rreth detyrave është e dëmshme për fëmijën, pasi që edhe pse ata marrin nota të mira, së tepërmi do të bazohen në ndihmën e prindërve, dhe më pak në aftësitë personale./zeri/

/komuniteti