Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse disa aroma na kthejnë në fëmijëri?

Pse disa aroma na kthejnë në fëmijëri?

Truri ka evoluar aq shumë sa që është në gjendje ti ruan këto kujtime, me të cilat e zhvillon aftësinë tonë që t`ia ndjejmë ‘erën’ rrezikut.

Përse na kthen në fëmijëri momenti kur ndjejmë një aromë?

Ndoshta sepse ajo aromë na lidh me ndonjë objekt apo me ndonjë ngjarje e cila ka zënë vend privilegjues në trurin tonë.

Profesoresha Jara Jesurun, neurologe në Institutin Shkencorë të Vajcmanit në Rehovoto, në Izrael, pas një hulumtimi shumë të hollësishëm ka konstatuar se truri ‘rezervon’ një formë të veçantë për kujtimet të cilat dikur, për herë të parë, ju kanë lidhur me një objekt apo një aromë të caktuar.

Sipas saj, këto aroma të cilat janë shfaqur në fëmijëri, janë ‘arkivuar’ në tru.

Sidomos, kjo gjë është e theksuar në aromat jo shumë të këndshme – tha ajo gjatë intervistës për ‘NewScientist’.

http://www.newscientist.com

/komuniteti