Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Tema

Pse foshnjat flenë në kuti?!

20.04.2016 - Kutia e foshnjave tashmë është kthyer në një objekt të domosdoshëm për çdo prin.

Rreth 3 vite më parë, BBC Magazine raportoi për kutinë e foshnjeve finlandeze- një kuti me rroba, çarçafe dhe lodra që shteti i jep nënave në pritje. Historia u bë virale dhe është lexuar nga 10 milionë njerëz në 18 muaj. Ideja e kutisë tanimë po përhapet kudo në botë

Tashmë çdo nënë e re, pavarësisht nga prejardhja apo gjendja ekonomike, merr një kuti bebesh nga qeveria. Kutia mban disa pajisje: beberona, veshje body, pelena, një çantë gjumi,veshje për të dalë, produkte për të bërë banjë dhe një dyshek të vogël. Kur dysheku vendoset në fund të kutisë, krijohet shtrati i parë për fëmijën.

Kjo nismë është vlerësuar pasi ka ndihmuar Finlandën të bëhet një nga vendet me shkallë më të vogël të vdekjeve foshnjore në botë.

Më shumë publicitet për idenë u krijua kur qeveria e Finlandës i dha një kuti bebeje Dukës dhe Dukeshës të Kembrixh kur ata ishin në pritje të fëmijës së parë.

Burimi: albeu.com

/komuniteti